Universiteti Barleti fton të gjithë maturantët e apasionuar pas arkitekturës dhe dizajnit të bëhen pjesë e "Konkursit të Talentit" një platformë e dedikuar për zbulimin dhe mbështetjen e krijimtarisë suaj.
Ky konkurs zhvillohet në ambientet tona dhe ofron një përvojë të vërtetë akademike. Pjesëmarrësit do të punojnë mbi një temë specifike në auditor, duke përdorur mjete profesionale brenda një afati prej 1–2 orësh.
Detajet e Eventit:
· Vendi: Universiteti Barleti, Rr. Frang Bardhi, Tiranë
· Datat: 16 Janar | 20 Shkurt | 27 Mars | 17 Prill | 15 Maj 2026
· Ora: 14:00
Formati i Konkursit:
· Tema & Mjetet: Gjithçka mundësohet nga universiteti në momentin e nisjes.
· Kohëzgjatja: 60 deri në 120 minuta.
· Kriteri: Mjafton pasioni dhe dëshira për të krijuar!
Përfitimet tuaja:
· Bursa studimi dhe ulje të tarifës vjetore.
· Akses i plotë në laboratorët tanë modernë të arkitekturës.
· Konsulencë profesionale dhe mentorim nga pedagogë e studentë të ekselencës.
**Nëse nuk mund të merrni pjesë në një nga datat, jeni të mirëpritur në sesionet pasuese.
Nisni rrugëtimin tuaj drejt suksesit në një universitet që vlerëson talentin!
