Në këtë prag festash, Klubi i Vullnetarëve të Universitetit Barleti ndërmori një nismë të mrekullueshme humanitare, duke dhuruar dhurata për fëmijët e shtruar në repartin e Pediatrisë.
Kjo iniciativë e ngrohtë solli buzëqeshje, shpresë dhe ngushëllim për fëmijët që po kalojnë ditë të vështira në spital. Ky akt solidar është një shenjë e qartë se ata nuk janë vetëm dhe se fuqia shëruese e dashurisë njerëzore është e pafundme.
Studentët barletas dëshmuan edhe një herë se, përtej arritjeve akademike, ata kultivojnë vlera të forta humane, solidaritet dhe përgjegjësi sociale. Me veprime të tilla frymëzuese, ata kontribuojnë aktivisht në ndërtimin e një shoqërie më të ndjeshme, më të drejtë dhe më njerëzore.
Jemi jashtëzakonisht krenarë për studentët tanë që zgjedhin të japin, të ndihmojnë dhe të jenë dritë për të tjerët – veçanërisht aty ku nevoja është më e madhe.
Një falënderim i përzemërt për gjithë kontributin tuaj, Barletas!
