Sipas traditës, Universiteti Barleti organizoi aktivitetin “Student Life Vibes”, një event që i sjell gjallëri dhe energji jetës studentore. Studentët u mblodhën në një atmosferë të ngrohtë me karaoke, muzikë live dhe momente të shumta argëtimi, duke krijuar hapësirë për miqësi të reja dhe bashkëbisedim të lirë.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të nismave të jetës studentore që synojnë të forcojnë bashkësinë barletase, të nxisin pjesëmarrjen dhe të krijojnë një mjedis të shëndetshëm social brenda kampusit. Përmes këtyre eventeve, studentët kanë mundësinë të shprehin veten, të argëtohen dhe të ndërveprojnë përtej auditorëve, duke përjetuar kështu një eksperiencë të plotë universitare.
“Student Life Vibes” vijon të mbetet një ndër aktivitetet më të dashura, duke ofruar energji pozitive dhe frymë të fortë komunitare.
