Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës i Fakultetit të Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë zhvilloi trajnimin në lidhje me “Tatimin për të Ardhurat” në datën 21 dhe 24 nëntor 2025. Trajnimi i drejtohej profesionistëve të fushës së financës dhe kontabilitetit, përfshirë Kontabilistë të Miratuar dhe Ekspertë Kontabël.
Trajnimi u zhvillua online dhe fizikisht në ambientet e Universitetit Barleti në rrugën Fran Bardhi, Selitë, Tiranë. Ky trajnim pason angazhimin në programin e provimeve të aftësive profesionale për kandidatët që aplikojnë për marrjen e titullit “Auditues Ligjor”, IEKA.
Barleti shfaqet sistematikisht si universitet lider në këtë fushë të zhvillimit profesional.
