Njësia e Zhvillimit të Kurrikulës dhe Cilësisë (NJZHKC) zhvilloi më 11 nëntor 2025 një sesion orientues–informues me anëtarët e Grupeve të Vlerësimit të Brendshëm (GVB), të propozuar nga departamentet përkatëse. Ky aktivitet u organizua në kuadër të procesit të vlerësimit periodik të programeve të studimit.
Gjatë sesionit, nën drejtimin e Dr. Blerta Turani, Drejtuese e NJZHKC, u prezantuan udhëzimet për përgatitjen e dosjeve të vetëvlerësimit. U diskutuan struktura e raportit të vlerësimit të brendshëm, plani i veprimit të dorëzuar në ASCAL (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë) dhe afatet e dorëzimit të materialeve. Informacioni u bazua në kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, si dhe në akte të tjera rregullatore.
Aktiviteti përbën një hap të rëndësishëm në strategjinë institucionale për forcimin e kulturës së cilësisë, duke siguruar bashkërendimin dhe standardizimin e punës së GVB-ve në procesin e vlerësimit të brendshëm.
NJZHKC falenderon të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në këtë proces.
