Në kuadër të bashkëpunimit mes Katedrave të Edukimit Fizik dhe Sporteve të dy Universiteteve u zhvillua një takim miqësor basketbolli me pjesëmarrjen e Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve të Universitetit “Barleti”.
Skuadra e Universitetit të Sofies u mirëprit nga Prof. Dr. Artan Shyti, Dr. Artan Pogoni dhe Prof. Andrea Troja, të cilët asistuan gjatë ndeshjes dhe përshëndetën sportistët për frymën e Fair Play dhe nivelin e lartë sportiv që treguan të dy ekipet.
Studentët e UNIBA zhvilluan një shkëmbim të ngrohtë bisedash me ekipin bullgar, duke ndarë përvoja rreth sportit universitar dhe jetës studentore.
Ndeshja përfundoi në favor të skuadrës së Universitetit të Sofies, ndërsa më pas ekipi zhvilloi një guidë turistike në Tiranë, duke shijuar atmosferën dhe kulturën e kryeqytetit shqiptar.
