Sot, Universiteti Barleti u bë vendi ku u takuan inspirimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Profesor Juan Elvira Peña, Zv. Dekan i Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Politeknik të Madridit (ETSAM), mbajti një leksion të hapur për studentët e arkitekturës, duke ndarë përvoja dhe qasje bashkëkohore mbi zhvillimin urban dhe dizajnin arkitektonik.
Gjithashtu, kishim kënaqësinë të kishim të pranishëm Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, si pjesë e partneritetit tonë të ri në kuadër të LINA.Community, një rrjet evropian që mbështet inovacionin dhe bashkëpunimin në fushën e arkitekturës dhe mjedisit të ndërtuar.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimeve akademike ndërkombëtare të Universitetit Barleti dhe krijon ura të reja mes studentëve shqiptarë dhe institucioneve prestigjioze evropiane si ETSAM Madrid.
