Në ambientet e Universitetit “Barleti” u zhvillua një prezantim informues nga organizata “Brainstorm”, në bashkëpunim me Klubin e Mjekësisë.
Ky aktivitet kishte për qëllim njohjen e studentëve me mundësitë që ofron “Brainstorm” për zhvillim akademik dhe profesional në fushat mjekësore dhe shëndetësore.
Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e organizatës prezantuan aktivitetet dhe ngjarjet kryesore që zhvillohen çdo vit, si:
Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore (muaji Nëntor)
Konferenca Kombëtare e Shkencave Mjekësore (muaji Maj)
Aktiviteti u prit me interes të madh nga studentët, të cilët u përfshinë në diskutime rreth mënyrave të përfshirjes në rrjete kërkimore, profesionale dhe bashkëpunime akademike që kontribuojnë në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm në fushën e mjekësisë.
