
9 Tetor 2025 – Dita e Dytë e Mentorimit
Në kuadër të projektit EIT Food, pjesë e aktivitetit “EIT Food Startup Awareness Event 2025” në Shqipëri, 16 startupet e përzgjedhura patën mundësinë të marrin mentorim nga ekspertë të njohur të fushës.
Takimi u zhvillua onsite dhe online, duke ofruar një ambient fleksibël dhe gjithëpërfshirës, ku startup-et mund të shkëmbenin ide, të merrnin këshilla të drejtpërdrejta dhe të diskutonin sfidat dhe mundësitë e projekteve të tyre.
Ky mentorim u ofroi pjesëmarrësve eksperiencë praktike, njohuri të thella mbi zhvillimin e biznesit dhe teknologjitë inovative, si dhe mundësinë për të krijuar lidhje të reja profesionale. Falë këtyre seancave, startup-et u nxitën të përmirësojnë strategjitë e tyre, të testojnë ide të reja dhe të rriten profesionalisht në një treg gjithnjë e më konkurrues.
Faleminderit mentorëve për ekspertizën e tyre dhe pjesëmarrësve për energjinë dhe idetë frymëzuese!
