
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Barleti dhe Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), u zhvillua programi i provimeve të aftësive profesionale për kandidatët që aplikojnë për marrjen e titullit Auditues Ligjor.
Programi u mbajt në ambientet e Institutit IEKA dhe u udhëhoq nga Dr. Edvin Stefani, lektor në fushën e kontabilitetit dhe taksimit pranë Fakultetit të Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë në Universitetin Barleti.
Programi përfshiu temat: Tatimi mbi të Ardhurat, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe Taksat Vendore.
