
Më datë 7 tetor, në ambientet e Universitetit Barleti u zhvillua dita e dytë e akomodimit për studentët e rinj të programeve të ndryshme të studimit. Gjatë aktivitetit, studentëve iu prezantua jeta universitare, shërbimet që ofron UniBa dhe mundësitë që i presin gjatë viteve të studimeve.
Dekania e Studentëve, znj. Elda Mamoci, prezantoi shërbimet që ofron universiteti, përfshirë Zyrën e Karrierës, mbështetjen akademike dhe aktivitetet studentore. Më pas, koordinatorët e klubeve studentore prezantuan klubet që funksionojnë në UniBa, duke i ftuar studentët të bëhen pjesë aktive e jetës universitare.
Gjithashtu, studentëve iu prezantua biblioteka e universitetit, procesi i aplikimit për kartën rinore dhe kartën studentore, si dhe mundësitë që ofron Zyra Erasmus+ për shkëmbime akademike dhe përvoja ndërkombëtare.
Në përmbyllje, dita vijoi me aktivitete sociale dhe argëtuese si shfaqje filmash, ndeshje sportive dhe karaoke, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë mirëseardhjeje për studentët e rinj.
