
Më 6 tetor 2025, Universiteti Barleti mirëpriti studentët në nisjen e vitit të ri akademik 2025–2026 në të dy kampuset e tij, duke sjellë një atmosferë entuziazmi, energjie dhe bashkëpunimi.
Rektorja Prof. Dr. Suzana Guxholli përshëndeti studentët e rinj dhe prezantoi përbërjen e Rektoratit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre aktive në jetën universitare dhe në projektet që universiteti do të zhvillojë gjatë këtij viti akademik.
Më pas, studentët u njohën me përgjegjësit e departamenteve dhe koordinatorët e programeve të studimit, të cilët prezantuan misionin, vizionin dhe drejtimet e reja akademike e kërkimore të Universitetit Barleti.
Në Kampusin 1, Dekani Prof. Dr. Artan Shyti mirëpriti studentët e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative, duke ndarë me ta mundësitë që universiteti ofron për zhvillimin profesional përmes praktikave, punës kërkimore dhe pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare.
Pas prezantimeve, departamentet zhvilluan takime e aktivitete interaktive me studentët e rinj, duke krijuar një atmosferë mikpritëse dhe bashkëpunuese që reflekton frymën e komunitetit Barleti.
Universiteti Barleti uron të gjithë studentët një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të frytshëm një vit ku çdo ditë bëhet një hap më pranë ëndrrave profesionale dhe personale.
