
For English Read Here
Istalacioni “Oborri i Qepëve t’brishta” i ideuar dhe krijuar nga studentët e Univestitetit Barleti, programi Dizajn Interieri dhe Produkti në bashëkpunim me artistin e artit pamor Driant Zeneli, niset nga tema e izolimit si gjendje emocionale por dhe shpeshherë si kusht mbijetese fizike ku rrethanat përkatëse të detyrojnë ta përjetosh si izolim jo vetëm mendor por dhe fizik.
Sëbashku me studentët u përqëndruam në një pikë shumë të brishtë të shoqrisë Shqiptare sicc është ajo e gjakëmarrjes ku elementi i izolimit është pjesa më e rëndësishme dhe e padukshme e këtij fenomeni tragjik.
Gjakmarrja, është një traditë e hakmarrjes dhe dëmshpërblimit të gjakut sipas ligjeve të vjetra shqiptare, të përdorura kryesisht nga familjet në malësi. Nëse një anëtar i familjes vritet nga dikush, kjo traditë lejon vrasjen e një anëtari të familjes së atij personi, i cili mund të jetë krejtësisht i palidhur me vrasjen. Fëmijët nuk përjashtohen nga ky zakon i ashpër. Kjo do të thotë se nëse ka hakmarrje gjaku, fëmijët duhet të kufizohen në një vend të sigurt, të paaftë për të ndjekur lirshëm shkollën, gjë që çon në mungesë të edukimit dhe socializimit. Përveç kësaj, papunësia dhe mungesa e integrimit dhe kujdesi shëndetësor janë probleme serioze për këto familje.
Pas disa hulumtimeve dhe një takimi në Shkodër me profesoresh Liljana Luani, ishte vendimtare dëshira nga të gjithë pjesëmarrësit për krijimin e një instalacioni bashkëkohor për t’ja dedikuar fëmijëve dhe profesoresh Liljanës e cila në rolin e saj të jashtëzakonshëm ka dhënë dhe jep për më shumë se 20-vjet në këtë komunitet kontributin e saj vullnetarisht.
Duke marrë shkak nga disa histori të vërteta gjakmarrjeje në zonën e veriut të Shqipëris, studentët kanë krijuar një narrativë të re duke vendosur në qendër figurën e Liljanës e personifikuar nga një lule Lili dhe gjithashtu dy fëmijët të cilët përfaqësohen nga lule Laurel (djali) dhe Violet (vajza).
Historia flet për dy familje që bashkëjetonin në një oborr të rrethuar me qepë. Bashkëjetesa e fëmijëve dhe e familjeve ishte e paqtë. Dy fëmijët rriteshin bashkë duke e transformuar njohjen e tyre në një dashuri gjithemonë e më të fortë për njëri-tjetrin. Gjithccka ndryshoi kur një ditë familja e vajzës merr vendimin të emigrojë dhe ta shesi shtëpinë bashkë me oborrin e qepëve. Nga kjo ditë nisi konflikti mes dy familjeve i cili u kthye në tragjedi.
Figura e Liljanës është qendrore në gjithë këtë histori, është ajo që na e tregon historinë nga pikëpamja e një luleje që kalon nga një shtëpi tek tjetra. Studentët kanë vendosur të krijojnë dy dhoma të cilat janë të vizatuara vetëm objektet që e personifikojnë dhomën ku secila familje jeton në izolim.
Gjithmonë pytja lind a flasin objektet njeri me tjetrin në një hapësirë kur ne largohemi ose biem në heshtje? Ccfarë thonë ato ,si e jetojnë izolimin? Duke u përqendruar në konceptin e objektit si element i rëndësishëm në funksion të subjektit, kemi menduar, në këtë projekt i cili është ende në zhvillim, të trajtojmë temën e gjakmarrjes në një formë krejt ndryshe nga ajo që na është dhënë deri më sot.
Shënime:
Liljana është e bindur se edukimi i këtyre fëmijëve është arma më e fortë në luftën kundër kësaj fatkeqësie. Që nga viti 2005, Liljana ka dhënë vullnetarisht kohën e saj për të edukuar fëmijët, familjet e të cilëve janë përfshirë në gjakmarrje. Përveç punës me fëmijët, ajo punon edhe si aktiviste me familjet e këtyre fëmijëve të prekur, veçanërisht me nënat e tyre pasi beson fuqimisht se nënat janë faktori kyç për të nxitur edukimin e fëmijëve të tyre dhe për t'u mësuar atyre tolerancën, faljen dhe për t'i bërë ata te besojn dhe ndjekin ligjin.
Ajo nisi të grumbullonte informacione për fëmijët e mbyllur të cilët nuk shkonin në shkollë dhe pas punës shkonte derë më derë duke i mësuar ata vullnetarisht. Nevojat e këtyre fëmijëve janë dëgjuar për herë të parë nga qeveria për shkak të këmbënguljes së Liljana Luanit dhe shumë fëmijë kanë qenë në gjendje të marrin provime nën përcjelljen e policisë për shkak të përpjekjeve të saj kur nuk do të ishin në gjendje ta bëjnë këtë ndryshe.
Ajo është nderuar me disa çmime dhe certifikata për punën e saj me fëmijët dhe familjet e ngujuara nga fenomeni i gjakmarrjes. Në vitin 2012 është nderuar me Çmimin Universal Peace Ambassador dhe në vitin 2013 me Çmimin Trëndafili i Artë në fushën e Arsimit. Më vonë, në vitin 2017, ajo u nderua me çmimin “Gruaja e guximshme”, dhënë nga ambasadori Donald Lu në emër të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së. Në tetor 2018, ajo u nderua me çmimin Mësuesja Kombëtare e Vitit në Shqipëri. Më vonë në të njëjtin vit (dhjetor 2018), ajo u zgjodh si një nga 50 mësueset më të mira në botë nga organizatorët e Çmimit Global të Mësuesit me famë botërore.
Kanuni është një ligj zakonor tradicional i Shqipërisë së Veriut. E ndarë në dymbëdhjetë libra, fillimisht ishte gojore dhe u botua vetëm në shekullin e 20-të, kur Perandoria Osmane u largua nga Shqipëria. Origjina e tij mund të datojë në mesjetë apo edhe në epokën e bronzit.
Ligjet evoluan me kalimin e kohës si një mënyrë për të vendosur rregull në këto toka. Ai rregullon të gjitha aspektet e maleve jeta, organizimi ekonomik i shtëpisë, mikpritja, vëllazëria, familjet e gjera, kufijtë, puna, martesa, toka, reciprociteti etj.
Nderi personal i besës ka rëndësi parësore në kod si gur themeli i sjelljes personale dhe shoqërore. Kanuni vlen si për shqiptarët e krishterë ashtu edhe për ata myslimanë. Disa nga rregullat më të diskutueshme të Kanunit specifikojnë se si vrasja duhet trajtuar, e cila në të kaluarën (dhe ndonjëherë edhe tani) do të çonte në gjakmarrje që zgjasin pa kohë. Në situatat e vrasjes, ligji parashikon parimin e jetës për jetën ku familjarët e viktimës janë të detyruar të kërkojnë gjakmarrje (hakmarrje gjaku).
Këto rregulla u rishfaqën në vitet 1990 në Shqipërinë e Veriut, siç kishin bërë njerëzit që nuk kishin besim në fuqinë e pushtetit. Ka organizata që përpiqen të ndërmjetësojnë mes familjeve në grindje dhe përpiqen t'i bëjnë ato të "falin gjakun", por shpesh rezultati i vetëm është që burrat e moshës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të cilat konsiderohen të shenjta, pra një strehë e sigurt nga Kanuni. Derisa të jepet falja.
Profesor: Driant Zeneli
Lënda: Kompozim, Analizë, Formë dhe Hapësirë
Departamenti/Përgjegjës departamenti Dep. Industrive Kreative
Programi i studimit: Bachelor në “Dizajn Interieri dhe Produkti”
Studentët pjesëmarrës: Alesia Fufi, Asterjola Qershori, Bernard Cysa, Ergi Salku, Erinda Çuku, Gesilda Gjergji, Klaudia Bitri, Laurela Mali, Megi Hoxha, Sarah Doka, Savina Kajo.
