Në kuadër të projektit Erasmus+ mes Universitetit të Romës Tor Vergata dhe Universitetit Barleti, dedikuar mobilitetit të stafit akademik dhe studentëve në fushat e menaxhimit, sport management, branding, marketing, komunikim, media të reja dhe platformat e mbështetura nga Inteligjenca Artificiale (AI), Universiteti Barleti mirëpriti pedagoget MS.c Simonetta Pattuglia dhe Prof. Dr. Fabiola Massa.
Gjatë vizitës akademike, ato zhvilluan takime me stafin akademik të Universitetit Barleti, të kryesuar nga Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu, ku u diskutua mbi risitë dhe mundësitë që ofron ky bashkëpunim dypalësh, si dhe mbi perspektivat për projekte të reja akademike dhe shkencore ndërmjet dy universiteteve.
