Përshkrimi i Pozicionit
Pozicioni ka si objektiv zhvillimin dhe koordinimin e aktiviteteve akademike, profesionale dhe promovuese në fushën e teknologjisë së informacionit dhe inovacionit digjital. Roli përfshin angazhim të kombinuar në mësimdhënie universitare, drejtim administrativ të programeve profesionale, menaxhim projektesh zhvillimi dhe ofrim konsulence në fushën ICT.
Pozicioni kërkon aftësi organizative, akademike dhe menaxheriale, si dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me studentë, staf akademik, partnerë institucionalë dhe sektorin privat.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
- Diplomë universitare në fushat ICT, Teknologji Informacioni, Informatikë, Business Technology ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në mësimdhënie, koordinim projektesh ose menaxhim programesh.
- Njohuri të mira në teknologji, transformim digjital dhe inovacion.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
- Njohuri në përdorimin e platformave digjitale dhe mjeteve të komunikimit profesional.
- Aftësi për të ndërtuar bashkëpunime dhe partneritete profesionale.
