Në kuadër të lëndës “Teknologji Kozmetike”, studentët e programit të integruar të studimit Master i Shkencave në Farmaci, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Universitetit “Barleti”, zhvilluan një trajnim shkencor pranë kompanisë Alb Global Pharma, nën koordinimin e Dr. Lorena Bekteshi, pedagoge dhe përgjegjëse e lëndës.
Trajnimi u fokusua në zhvillimet bashkëkohore në fushën e dermokozmetikës, përbërësit aktivë, teknologjitë e formulimit, si dhe standardet e cilësisë dhe sigurisë së produkteve kozmetike, duke mundësuar ndërthurjen e njohurive teorike me aplikimet praktike në industrinë farmaceutike dhe dermokozmetike.
Rezultatet kryesore të trajnimit u përqendruan në thellimin e njohurive shkencore të studentëve mbi përbërjen dhe funksionalitetin e produkteve dermokozmetike, zhvillimin e aftësive për analizimin dhe vlerësimin e formulimeve kozmetike, si dhe përforcimin e kompetencave për këshillimin profesional mbi përdorimin e sigurt dhe të përshtatshëm të këtyre produkteve.
Aktiviteti kontribuoi në zhvillimin e kompetencave shkencore, analitike dhe profesionale të studentëve, duke forcuar lidhjen ndërmjet formimit akademik dhe praktikës profesionale, si dhe bashkëpunimin ndërmjet universitetit dhe industrisë farmaceutike.
Ky trajnim përbën një përvojë të rëndësishme në formimin e farmacistëve të ardhshëm, duke nxitur interesin për zhvillimet shkencore dhe teknologjike në fushën e dermokozmetikës.”
