Klubi Studentor me drejtim: Menaxhim, Biznes, Financë dhe Marketing organizoi workshopin me temë "Sipërmarrja dhe Inovacioni", zhvilloi leksionin e hapur me Arjeta Pucën, Themeluese dhe CEO e TIMAK, një kompani shqiptare që operon në industrinë e prodhimit dhe inovacionit.
Takimi shërbeu si një mundësi e vlefshme për studentët për t'u njohur nga afër me rrugëtimin e një sipërmarrjeje shqiptare, përvojën e ndërtimit dhe zhvillimit të një biznesi, sfidat e tregut dhe rëndësinë e inovacionit në industrinë bashkëkohore.
Përmes ndarjes së përvojës së saj profesionale, Arjeta Puca përcolli mesazhe mbi guximin për të kthyer idetë në iniciativa konkrete, këmbënguljen në realizimin e objektivave dhe rolin e sipërmarrjes në krijimin e vlerave të reja ekonomike.
Universiteti Barleti vijon të krijojë ura bashkëpunimi mes akademisë dhe industrisë, duke sjellë përvoja reale pranë studentëve dhe duke nxitur frymën sipërmarrëse, kreativitetin dhe inovacionin.
