Zyra Alumni dhe Karriera në bashkëpunim me Klubin e Karrierës dhe Departamentin e Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit organizuan më datë 08.06.2022, ora 11.00 tek salla Forum Theatre një takim me Psikologen e mirënjohur Denata Toçe, për të folur rreth bazave psikologjike që shërbejnë drejt rritjes së karrierës, gjithashtu për t’u motviuar psikologjikisht përpara sezonit të provimeve.
Denata Toçe ka mbaruar studimet e larta në psikologji me titullin Psikologe Shkollore- Organizacionale, në Universitetin e Tiranës, FSHS, në vitin 2004.
Znj. Denata ka marrë diplomën master SHPU, me titullin Psikologe Këshillimi, në Universitetin e Tiranës, FSHS, në vitin 2008. Kryen Edukimin post universitar të avancuar për BCBA (Board Certificate Behavior Analyst) pranë FIT University, USA në vitet 2012-2015.
Në takimin e mbajtur me studentët, Znj. Denata ndau me ta shumë eksperienca të saj profesionale dhe këshilla për psikologët e rinj.
Pyetjet ishin të shumta në këtë takim motivues dhe shumë frytdhënës për të pranishmit.