Në datën 30 shtator 2021 në mjediset e Akademisë së Forcave të Armatosura u zhvillua konferenca e përbashkët shkencore " Bashkërendimi civil-ushtarak në fushën akademike: sfidë e shekullit të XXI".
Në këtë konferencë u trajtuan gjerësisht problematika që lidhen me temën si dhe u përcaktuan rrugë e mundësi për një bashkëpunim më të frytshëm në të ardhmen. Kjo konferencë, e para e këtij lloji në vend, u drejtua nga një bord shkencor me përbërje profesorati nga të dy institucionet nën drejtimin e Prof.Asoc.Dr. Zamira Çavo. Konferenca u përshëndet nga Gjeneral Brigade Dr. Albert Mullai, Komandant i AFA, Zv Ministrja e Mbrojtjes, Znj. Dallëndyshe Bici dhe Rektorja e UniBa Prof. Dr. Suzana Guxholli.
Kjo konferencë u koordinua me shumë profesionalizëm nga Dr. Etleva Smaci nga Akademia e Forcave të Armatosura dhe Doktorante Eurona Leka nga UniBa.