Universiteti Barleti ka fituar ditën e shtune, 1 Mars 2014, 3-0 kundër ekipit të Tiranës. Një sukses i merituar i ekipit të Barletit, i cili ka realizuar një ndeshje të bukur e të mbushur me emocione. Në këtë ndeshje pritej një reagim tjetër i skuadrës së Tiranës, pas fitores spektakolare të vajzave Barletase, në finalen e kupës së Shqipërisë 2014. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit Asllan Rusi, në kryeqytet. Kjo finale është ndjekur nga një numër shikuesish, tifozë të dy skuadrave kundërshtare. Në fakt nuk ndodhi kështu, vetëm në setin e parë është përcjellë adrenaline dhe emocione, i cili është mbyllur me shifrat 26-24 për vajzat Barletase.
Kështu vajzat tona po bëhen të paarritshme, duke mos i ndalur asgjë. Kjo na kujton ekipin e famshëm të dinamos, me emrat e mëdhenj me trajner kreshnik Tartarin, dhe lojtaret e njohura Ela Tase, Mimoza Ibrahimi, Lulëzime Duka etj. Në bllok ka dalë fituese Nezaj e Barleti Volejit, e cila ka qenë në formë të mirë. Ky element ka qenë me i suksesshmi në këtë ndeshje. Trajneri Hasan Gurabardhi u shpreh i entuziazmuar për këtë ndeshje por edhe që ekipi nuk duhet të bëhet euforik, sepse kemi edhe shume ndeshje para.
