Në kuadër të zhvillimit të edukimit të vazhdueshëm dhe ndërkulturor si dhe bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, rektorati i Universiteti Barleti priti ditën e enjte datë 19 dhjetor 2013 presidentin e Qendrës Greke për bashkëpunim Atlantik dhe Evropian, z. Theodossios Georgiou. Në këtë takim u diskutuar rreth mundësive të programeve të përbashkëta dhe shkëmbimeve akademike.
Më pas, Z. Georgiou pati një takim me studentët e Universitetit Barleti dhe prezantoj programin veror të Akademisë Ndërkombëtare për Studime të Avancuara. Ky program veror i studimeve të avancuara mbahet në qytetin piktoresk të Hania-së, Kretë. Programi katër javor trajton dhe analizon çështje politike, ekonomike dhe kulturore ne rang botëror mbi bazat e principeve demokratike, respektit ndaj jetës dhe fesë, lirisë dhe dinjitetit. Akademia Ndërkombëtare për Studime të Avancuara sjell akademikë të shquar ndërkombëtarë së bashku me më shumë se 70 studentë nga rreth 20 vende (Amerika e Veriut, Evropa, Lindja e Mesme, Afrika dhe më gjerë) për një përvojë unike të arsimit ndërdisiplinor dhe ndërkulturor.
