Ditën e enjte, dt. 18 dhjetor, në mjediset e Universitetit Barleti, Klubi studentor Debat dhe Demokraci zhvilloi një tryezë debati lidhur me Elitat dhe demokracinë në Shqipëri, nisur nga një studim i Institutit Agenda. Debati u fokusua te elitat qysh nga koha e Skënderbeut e deri më sot, dhe te nevoja për elita të reja. Studentët debatuan lidhur me parametrat e demokracisë në vendin tonë dhe integrimin evropian. Roli i elitave është i pazëvendësueshëm në konsolidimin e demokracisë. Përfaqsuesit e Institutit Agenda vleresuan pjesëmarrjen e studentëve në proceset demokratike.
