Një nga objektivat e Unionit Studentore është të nxisë përfshirjen e studentëve si një pjesë integrale e UB, nëpërmjet organizimit të tyre në shoqata dhe klube, nëpërmjet Zyrës për Çështjet Studentore, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme sociale e kulturore, nxitjes së pjesëmarrjes në trajnime, konferenca, debate të hapura, etj.
Unioni Studentor është organizmi përfaqësues i studentëve të UB. Ky organizëm përfaqëson të gjithë studentët e të gjitha degëve dhe viteve si dhe të gjitha shoqatat e studentëve. Ky organizëm vepron në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në statutin e tij, si dhe në rregulloren dhe statutin e universitetit.
Gjatë periudhës, 09-13 Dhjetor 2013 studentët e të gjitha degëve në Universitetin “Barleti” zgjodhën përfaqësuesit e tyre për në Këshillin e Studentëve, si dhe Presidentin e Unionit të Studentëve, në përputhje me Statutin e Unionit Studentor.
Në zgjedhjet për Këshillin e Unionit rezultoi fituese studentja Megi Katroshi si Kryetare e Unionit, Xhuljano Kocia si Sekretar. Gjithashtu u zgjodhën përfaqësuesit e studentëve në Senatin e UB-së dhe drejtuesit e klubeve studentore.
