Në datën 3 dhjetor 2013 në ambjentet e Universitetit Barleti u zhvillua takimi i parë i të interesuarve për kursin e gjuhës Japoneze. Ky kurs zhvillohet për herë të tretë në këtë universitet nga pedagogu Dr. Dritan Fino, i cili ka studiuar në Japoni për një periudhë disa vjeçare. Dëshirën dhe eksperiencën e tij në lidhje me gjuhën dhe kulturën japoneze, ai e ka ndarë me të gjithë të interesuarit studentë ose jo të UB-së, duke zhvilluar një kurs Falas.
Këtë vit kursi do të zhvillohet çdo të hënë në ora 16.00, pranë kampusit 1.
Ju mirëpresim të gjithëve!
