Të rinjtë e Universitetit Barleti, pas shfaqjes në emisionin “Fix Fare” të një familje shumë të varfër, me kryefamiljarin të paaftë për punë, me probleme shëndetësore, papunësi, që jetonte në kushte shumë të vështira strehimi, u përfshinë në një nismë për të ndihmuar sado pak këtë familje, veçanërisht pjestarët më të vegjël të saj, dy nxënës shkolle.
Për gati dy javë rradhazi studentët e vitit të parë kontribuan me dhurata në veshje, libra për fëmijët, lodra, pajisje shtëpiake, pará etj. Nismës së tyre iu bashkuan edhe studentë të vitit të dytë të Shkencave Politike dhe Sociologjisë dhe të vitit të tretë të Psikologjisë dhe Sociologjisë si dhe disa studentë të ciklit të dytë (master).
Ditën e hënë, më 16 dhjetor 2013, një grup përfaqësues i studentëve shkuan vetë në fshatin Grabian dhe bënë dhurimet në emër të gjithë studentëve të Universitetit Barleti, duke marrë falenderimet dhe mirënjohjen e tre fëmijëve të familjes dhe të prindërve të tyre.
Për secilin prej anëtarëve të familjes, në këtë pragfestash ishin përgatitur dhurata të veçanta.
Një ditë në shërbim të njerëzve në vështirësi
Ishte një surprizë e bukur për të gjithë kur panë se pranë “strehës” së tyre që gati po rrëzohej, një firmë e vogël ndërtimi nga Gosa e Kavajës, po ndërtonte me shpejtësi dhe cilësi shtëpinë e tyre të re.
Komisioni organizator përshëndet të gjithë studentët për solidaritetin e treguar në një rast të tillë dhe në mënyrë të veçantë studentët :
Irena Burimi, Elvana Rajtja; Anisa Goreja, Gresa Gjeçera, Lindita Damini, Denisa Hoxhallari, Monika Sterjo, Myrvete Sadikja, Rozalba Xhani, Xhejsiko Sina; Orest Fusha; Julian Alinani, Suela Aliaj, Xheni Karamani; Erblira Bici, Lidia Mema, Sofia Qesaraka; Alban Lila, Albion Gjimi, Ariela Osmënaj, Arif Tota, Boris Voka, Donald Shalcanji, Ervis Dyrmishi, Fatjon Kotorri, Indrit Batuni, Leno Pushaj, Mario Muça, Megi Katroshi, Migena Mhillaj, Oligerta Alliu, Olta Malaj, Rrahman Kupa, Vojsava Skënderi, Xhuljano Koçia; Oriona Hodaj, Joana Alla, Eni Lazri, Brixhino Satka, Anxhela Tanasika, Mario Muçaj etj.
Një falenderim i veçantë shkon edhe për stafin akademik dhe atë administrativ që e mbështeti nismën e studentëve dhe lehtësoi realizimin deri në fund të saj : Enkeleida Hamzaj, Saemira Pino, Anisa Brano, Veton Gjoliku, Jonida Lamaj, Diantina Zuma, Valbona Alikaj, Ornela Shqarri, Dorealba Dalipaj; Gëzim Hadaj, Nevruz Koçi, Arbana Kadriu, Reis Mulita, Jorida Rustemi, Lutfie Zeneli, Monika Mustafa, Miranda Berdo, Vjollca Backa, Jorgest Kovaçi, Bardha Memaj, Andi Gjokutaj, Migena Kapllanaj, Klonarda Nezaj, Ajda Çerçani, Denisa Kaca, Sokol Jareci, Anjeza Llubani, Vasil Dhima, Esmeralda Tuci.
Faleminderit të gjithëve, studentë, pedagogë, administratorë të UB!
Studentët premtuan ta kthejnë në një traditë të Universitetit ndihmën dhe solidaritetin e herëpashershëm me njerëz apo familje në vështirësi. Do ta quajmë PROJEKTI i DHJETORIT !
