Janë luajtur të katërta takimet e ndeshjeve të javës së pestë të kampionatit në volejboll për femra, ku ekipi i Universitetit Barleti ka dalë fitues kundër ekipit të Skënderbeut të Korçës. Ekipi Barletas vazhdon të qëndrojë në krye të rënditjes me 15 pikë dhe ndiqet nga Teuta me 14 pikë.
Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit Asllan Rusi, në kryeqytet.Në këtë takim, trajneri i ekipit Barletas Hasan Gurabardhi ka preferuar të aktivizoje stolin e ekipit universitar.Kjo për t’i dhënë mundësi të aktivizohen edhe vajzat e reja, pa eksperiencë.
Ndeshja ka nisur mirë nga të dyja ekipet, ku vajzat korçare kanë mbajtur një lojë konstante. Gjithashtu kjo përballje ka pasur rivalitet dhe grinte nga të dyja skuadrat, por në mesin e setit të parë, duke parë që ekipi i Korçës po jepte maksimumin, trajneri i UB-së ka aktivizuar sërish Nezën dhe Shkurtin, duke ulur në stol rezervat.Kështu u mbyll seti i parë, dhe të njëjtën pasqyrë ka patur edhe tjetri.
Duhet theksuar që një rol mjaft të mirë në këtë ndeshje ka luajtur organizimi i bllokut të vajzave tona , dhe një mbrojtje e organizuar e ekipit tëKorçës.
Vetëm në setin e tretë vajzat Korçare “u ringjallën” dhe bënë pikë të vrullshëm, duke përfituar nga neglizhenca e vajzave Barletase.Pavarësisht kësaj, vajzat Barletase si gjithmonë dinë ta kontrollojnë situatën në momentet kyçe, ku loja do vëmendjen maksimale.
Në këtë mënyre mbyllet edhe seti i trete, dhe gjithë takimi 3-0, duke i çuar universitaret e Barletit në kuotën e 15 pikëve.
