Ditën e Enjte, dt. 14.11.2013 në orën 12:30, Universiteti Barleti në bashkëpunim me Qendrën e Karrierës dhe Deloitte zhvilluan aktivitetin me temë “Deloitte - Zhvillo veten tënde si kurrë më parë”.
Të ftuar në këtë aktivitet ishin: Znj.Arjola Çela - Menaxhere e Departamentit të Auditit dhe Riskut në Deloitte, Znj. Blerina Memo - Menaxhere e Departamentit të Taksave në Deloitte, Znj. Dorina Peristeri - Menaxhere e Departamentit të Konsulencës Financiare në Deloitte.
Gjatë prezantimit të saj, Znj.Arjola Çela diskutoi rreth funksionimit të Deloitte në Shqipëri, si është e organizuar kompania, sa departamente ka në përbërje si dhe mënyrën e përzgjedhjes së stafit. Përfitimet e punësimit në departamentin e auditimit janë ekspertiza në: analiza dhe kontrolli në detaje i informacionit financiar të klientit, përgatitja e pasqyrave financiare, asistimi në hartimin e politikave të brendshme, njohja me kompanitë e mëdha në Shqipëri dhe problematikat e tyre, si dhe përdorimi i pajisjeve kompjuterike.
Ajo shpjegoi gjithashtu dhe procesin e selektimit, i cili konsistone në këto hapa: dorëzimi i CV, letrës së interesit dhe fotokopje të listës së notave, njohja e gjuhës angleze në nivele të larta-një kriter i rëndësishëm, si dhe mesatare e lartë e notave. Mbas përzgjedhjes do të bëhet testimi i kandidatit (test i gjuhës angleze + test logjik + test kontabiliteti), intervistë me burimet njerëzore dhe finalizohet me fillimin e internshipit.
Më vonë fjalën e mori Znj. Memo, e cila diskutoi rreth historisë së zvillimit të departamentit të taksave në vite dhe prespektivat për të ardhmen, duke sjellë një analizë të gjerë të bërë në shumë biznese shqiptare për lehtësirat dhe përfitimet që kishin realizuar subjekte private nga shërbimet e Deloitte.
Znj.Peristeri diskutoi rreth rëndësisë së shërbimeve të konsulencës financiare nëpër kompanitë shqiptare. Gjithashtu, theksoi përfitimet e punësimit në Deloitte, që konsistonin në informacionin financiar të klientit, në analizën e tregut dhe industrisë, në ndërtimin e modeleve financiare dhe vlerësimin e tyre.
Programi i internshipit në departamentin e auditimit dhe konsulencës konsiston në:
