Ka përfunduar shpejt ndeshja e ditës së shtunë, e luajtur kundër ekipit të Minatorit.
Kjo sfidë u luajt në shtëpinë e vajzave Mirditore, në pallatin e sportit “Arjana Arapi”, të qytetit të Rrëshenit.
UB Volley dhe Teuta mbeten ende të pamposhtura në kampionat, por UB Volley kryeson e vetme pas rezultateve të arritura 3-0 kundër ekipit të Minatorit.
Ndeshja nuk ka patur rivalitet, madje ngjante si një seancë stërvitore e përditshme. Për këtë arsye, trajneri Hasan Gurabardhi ka shfrytëzuar këtë ndeshje për të aktivizuar edhe vajzat e reja, duke ju dhënë mundësinë të shpalosnin aftësitë e tyre. Kështu janë aktivizuar, Shehu, Uka, dhe Dervishi.
Seti i parë ka përfunduar me shifrat 25-12, pa probleme për vajzat universitare.Vlen për t’u theksuar organizimi dhe kombinimet e organizatorës Jola Gjermeni, me dy qendrat e Barletit, Nezaj e Tuci. Gjuajtjet e shpejta i çorientuan vajzat Mirditore.
Mbrojtja dhe blloku u koordinuan mire, duke mos i lënë hapësira për të sulmuar kundërshtaret.Dy lojtaret anësore Braho dhe Bici, dhanë maksimumin e tyre,.Të dyja setet e tjera ishin identike, me diferencë të madhe pikësh, 25-9, dhe 25-13.
Pra, një ndeshje që mbyllet me sukses për vajzat kryeqytetase, të cilat kryesojnë të vetme rënditjen, pa asnjë set të humbur.
