Nën kujdesin e Zyrës së Karrierës, sot më datë 30 Tetor 2013, në orën 12:00, në ambientet e Universitetit Barleti pranë Kampusit 1, u zhvillua leksioni i hapur: "Roli dhe Misioni i Qendrës se Karrierës". Leksioni u mbajt nga Z. Visar Ademi, ekspert i këshillimit të karrierës i kontraktuar nga USAID/ Rritje Albania.
Ky leksion synoi të pajiste studentët me një informacion të plotë të shërbimeve personale të kësaj qendre, e cila do të ndihmojë në përgatitjen për një të ardhme të suksesshme dhe një karrierë të madhe. Orientimi i studentëve i përgjigjet pyetjeve: Çfarë ndodh pas diplomimit? Cilat janë shtigjet që duhet të ndjekin për të hyrë në tregun e punës gjithnjë e më shumë të ndërlikuar? Shërbimet e Qendrës së Karrierës i përgjigjen këtyre pyetjeve, duke menaxhuar një sërë aktivitetesh dhe shërbimesh.
Prezantimi kaloi në disa faza shumë të vlefshme për studentët duke përfshirë kështu Rolin dhe misionin e qendrës së karrierës, procesi i intervistës, udhëzime për përgatitjen e CV-së, vendosja e objektivave të karrierës herët dhe si të shkruhet një letër motivimi
Një minutazh i konsiderueshëm ju rezervua edhe seksionit pyetje - përgjigje, ku studentët e Bachelor-it ishin të interesuar për mënyrën se si mund të shkruajmë një CV pa gabime.
Qendra e Karrierës në UB mund të kontaktohet nëpermjet e-mailit në [email protected] ose në faqen e saj në facebook.
