Javën e parë të muajit Nëntor, klubet studentore do të mbajnë mbledhjet e para, ku do të përcaktohen drejtimet e nismave, projekteve dhe qëllimet finale për vitin akademik 2012-13 nga secili klub. Klubet do të takohen çdo ditë në zyrë e Klubeve Studentore, godina A, (kati i dytë, hyrja nga pas) në orën 12:20, 4-8 Nëntor, 2013
Ju ftojmë të angazhoheni këtë vit - shumë projekte argëtuese por edhe të mbara na presin këtë vit në mbështetje të vetes, shkollës dhe mbi të gjitha komunitetit që na rrethon.
Ejani të bëjmë jetën tonë më të mirë, kohën tonë më të vlefshme dhe të ardhme tonë më bukur!
Më shumë rreth klubeve e gjeni këtu: http://students.umb.edu.al/students-clubs-entry.html
Ne jemi BARLETAS, bëhu edhe TI një!
