Ditën e hënë, 14 Tetor 2013, Universitetit Barleti hapi dyert për studentët e tij, duke nisur me suksese vitin e ri akademik 2013-2014.
Gjatë ceremonisë së hapjës, Rektori i Universiteti, Prof. Dr. Marenglen Spiro mbajti fjalën e mirëseardhjes duke i uruar të gjithë studentëve një vit të mbarë akademik në auditoret e universitetit tonë. Pas fjalës përshëndetëse u mbajt një leksion në fushën e ekonomisë nga Prof. Dr. Jorgji Bollano, i cili bëri edhe prezantimin e programeve të reja: Financë, Bankë, Sigurime dhe Kontabilitet, Audit, Taksa. Më pas Z. Erion Kristo foli mbi rëndësinë dhe funksionimin e Unionit Studentor dhe kuptimin e të qenit Barletas.
Universiteti "Barleti", stafi akademik dhe administrativ, urojnë të gjithë studentët SUKSESE në vitin e ri akademik 2013-14.
