Revista Shkencore “Gjeopolitika” indeksohet në portalin e revistave të Evropës Qëndrore dhe Lindore (C.E.E.O.L)
Për të gjithë studiuesit shqip-folës, Universiteti Barleti ofron nëpërmjet C.E.E.O.L -it koleksionin e plotë të artikujve shkencorë të botuara në Revistën Gjeopolitika.
Biblioteka Online e Evropës Qëndrore dhe Lindore (C.E.E.O.L) është lider në indeksimin e revistave shkencore nga Evropa Qëndrore dhe Lindore. Ky portal bën të mundur indeksimin dhe aksesin e artikujve shkencore online. C.E.E.O.L është një mjet i vlefshëm kërkimore në fushën akademike për të gjithë hulumtuesit të cilët fokusohen në Evropën Qëndrore dhe Lindore, politikën e saj, historinë, gjuhën dhe kulturën. C.E.E.O.L është një koleksion unik revistave me vlerë dhe cilësi të lartë akademike.
Indeksimi i Gjeopolitikës në bazën e të dhënave C.E.E.O.L konfirmon suksesin e aritur të revistës dhe është një dëshmi e punës shkencore të Universitetit Barleti. Në 5-vjetorin e publikimit të Revistës Gjeopolitika, indeksimi në bazën e të dhënave C.E.E.O.L shpreh një konfirmim të seriositetit të punës shkencore të Universitetit Barleti duke e bërë atë të aksesueshme dhe të njohur në komunitetin ndërkombëtar akademik dhe shkencor.
Revista “Gjeopolitika” është një botim periodik i universitetit “Barleti” në bashkëpunim me Institutin Shqiptar te Çështjeve Publike. Revista “Gjeopolitika” është një revistë që në çdo numër të saj fokusohet mbi një tematikë specifike. Temat e trajtuara në revistën “Gjeopolitika” përqëndrohen kryesisht rreth shkencave sociale, histori, politologji, ekonomi, zhvillimi i qendrueshëm dhe menaxhimi i territorit, marrëdhëniet shqiptare në rajon, përmirësimi legjislacionit shqiptar në kuadër të proceseve të përafrimit me Bashkimin Evropian.
Këshilli Shkencor i revistës përbëhet nga emra të njohur të fushave të mësipërme, anëtarë të personelit pedagogjik të universitetit “Barleti”, por edhe të institucioneve të tjera të rëndësishme shkencore. Kontribuesit në revistën “Gjeopolitika” janë akademikë, studiues shqiptarë nga Shqipëria dhe rajoni, studiues të huaj që merren më problemet e Evropës Juglindore, si edhe specializantë që kanë mbaruar studimet e tyre në Universitetin “Barleti”, apo edhe në institucione të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë. Revista “Gjeopolitika” mund t’ju shërbejë si material shtesë studimor studentëve të progameve bachelor dhe master në zhvillimin e temave të tyre të kursit, apo edhe në procesin e përgatitjes së diplomave të tyre.
Në lidhje me aksesin e artikujve të botuar në revistën Gjeopolitika kliko këtu
