Drejtoresha ekzekutive e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike #AIPA, Znj. Eurona Leka, mori pjesë më datë 12.03.2021, në Konferencën Jeann Monnet “Zhvillimi i pronësisë intelektuale në BE dhe Moldavi: sfidat dhe perspektivat” (#zoom) Znj.Leka, referoi punimin me titull “Politika e konkurrencës dhe e drejta e pronësisë intelektuale: gurët e themelit të një ekonomie tregu efikase”. Konferenca e organizuar nga Shoqata Henri Capitant, Moldavi, u mbështet nga programi i Bashkimit Europian Erasmus+ dhe EUPROIN.