Më 16 shkurt 2011, në ambientet e Hotel Rogner EuropaPark, u promovua libri i njërit prej anëtarëve të Bordit të Univesitetit Barleti, z. Paolo Rago, me titull: "Tradita, Nacionalizmi dhe Komunizmi në Shqipërinë Bashkëkohore", botuar nga shtëpia botuese NULLDudajNULL.
Në këtë veprimtari, të organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Italiane dhe Universitetin Barleti, ishin të pranishëm personalitete të spikatura të fushës diplomatike, politike dhe akademike, ndër të cilët edhe ish-Presidenti i Republikës, z. Rexhep Meidani, aktualisht kryetar i Bordit të Universitetit Barleti dhe njëkohësisht pedagog i tij.
Për prezantimin e librit referuan: Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bamir Topi; Ambasadori italian në vendin tonë, Masimo Gaiani; Shefi i Seksionit Politik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Klaijv Rumbold; Drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika; profesori, Augusto DNULLAnxhelo i Universitetit të Romës "La Sapienca" .
Kreu i Shtetit shqiptar, z. Bamir Topi, duke marrë fjalën gjatë këtij aktiviteti të rëndësishëm historiko-kulturor, përshëndeti prezantimin e këtij botimi dhe falenderoi profesor Ragon, Universitetin "La Sapienza", Universitetin "Barleti" si dhe Shkëlqesitë Ambasadorë, për kontributin dhe sjelljen para publikut të këtij libri interesant.
"Autori dhe libri kanë edhe simbolikën e njohjes që vjen nga fqinji tjetër i Adriatikut, Italia, një vend mik dhe me lidhje historike. Gjej rastin ta shpreh mirënjohjen e thellë zyrtare, personale, por në këtë rast edhe akademike për të gjithë ata studiues dhe historianë italianë që kanë zgjedhur tNULLu kushtojnë vepra të tyre tematikave që lidhen me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Punimet e tyre, përfshirë edhe librin që prezantojmë sot, përbëjnë një ndihmesë të madhe për një auditor të gjerë akademik e universitar në Shqipëri, për një këndvështrim më profesional për historinë, ngjarjet e personazhet historike, raportet tona me fqinjët dhe pjesën tjetër të botës, arritjet dhe problemet, imazhin, mitet dhe realitetet, si dhe tiparet themelore që për ne përbëjnë identitetin tonë kombëtar dhe evropian", u shpreh z.Topi.
Mbi autorin dhe librin:
Paolo Rago (Romë, 1958) jeton prej rreth njëzet vjetësh në Shqipëri ku ka punuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Kooperacionit Italian, UNICEF-it, Bankës Botërore dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në cilësinë e koordinatorit të projekteve të bashkëpunimit. Si kapiten i Rezervës së Përzgjedhur të Ushtrisë Italiane ka marrë pjesë në shumë raste në misionin ndërkombëtar të KFOR-it pranë Zyrës për Bashkëpunimin civilo-ushtarak (CIMIC). Ka bashkëpunuar me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë me detyrën e përgjegjësit për përphapjen e gjuhës italiane. Ka qenë shef departamenti i gjuhës italiane pranë universitetit fetar "Zonja e Këshillit të Mirë" të Tiranës. Aktualisht koordinon një projekt të financuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Kooperacionit Italian dhe është anëtar i bordit të universitetit privat "Barleti" të Tiranës. Ka mbikqyrur përkthimin në gjuhën shqipe të veprave të eseistëve italianë dhe është autor i teksteve të gramatikës italiane si dhe i eseve dhe artikujve për Shqipërinë.
Studimi i historisë dhe ngjarjeve të popullit shqiptar duhet të shihet si një gur i veçantë në mozaikun më të gjerë që përfaqëson Gadishulli i Ballkanit. Viktima, ndoshta më shumë se të tjerët, të kategorive interpretuese paragjykuese, shqiptarët janë përfytyruar dhe përshkruar përgjithësisht me një stil retorik me shije fantastiko-legjendare. Mbartës të disa veçorive, ndër të cilat mbase më e spikatura është bashkëjetesa që ekziston ndërmjet feve të ndryshme që gjenden në vend, ata kanë prodhuar konceptin më pak të njohur por po aq të rëndësishëm të shqiptarisë. është kjo një formë sui generis e nacionalizmit, e bashkëlidhur me shpirtin e popullit shqiptar, për natyrën e tij i mbyllur ndaj ndikimeve të jashtme, auto-referenciale dhe i projektuar në brendësi të tij. Dukuri origjinale, e shkaktuar si reagim ndaj rreziqeve të jashtme -këto me siguri me karakter të mirëfilltë nacionalist- të kuptuarit e saj bën të mundur shqyrtimin më në thellësi të ngjarjeve të rëndësishme të periudhës rilindase të fundit të shekullit XIX, të viteve të monarkisë së mbretit Zog dhe suksesit të regjimit komunist, duke vendosur të gjitha këto fenomene historike në kornizën e një ekuilibri të qëndrueshëm.
Për tNULLi sqaruar më mirë këto periudha të historisë së vendit na është dukur e udhës të nxjerrim në pah elementet kulturore frymëzuese të veprimtarisë së patriotëve rilindas, duke i bashkëlidhur me mendimin romantiko-kombëtar të zhvilluar në vendet e tjera të rajonit. Po ashtu, analiza dhe interpretimi i shkaqeve të ardhjes në pushtet të Partisë Komuniste shqiptare dhe udhëheqësit të saj, Enver Hoxha, ka dashur të hidhte dritë mbi marrëdhëniet e ngushta me përmbajtjet dhe vlerat më të thella të shprehura te kodet zakonore, ndër të cilat më i rëndësishmi është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Të lidhura me njëri-tjetrin nga fije të shumta të përbashkëta, këto aspekte të ndryshme të historisë kombëtare kanë çuar në ndërtimin, të kryer me disa faza, e miteve të shumta për forcimin e kompaktësisë kombëtare, në përpjekjet për modernizmin e vendit, në mungesën e dukshme të koherencës për të pajtuar komunizmin dhe nacionalizmin nëpërmjet kulturës tradicionale.
