Në ditën e dytë të vizitës së Darshpreet Singh në Shqipëri, mbi 60 kompani dhe biznese lider në tregun shqiptar u bënë bashkë në Universiteti Barleti për të diskutuar mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në transformimin e shërbimit ndaj klientit dhe të ardhmen e biznesit modern.
Gjatë sesionit u trajtuan sfidat reale të integrimit të AI në strukturat e biznesit, si edhe mundësitë që teknologjia ofron për të rritur efikasitetin, shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimeve. Përfaqësues nga kompani të rëndësishme si Vodafone, RE/MAX, Union Bank dhe Sisal ndanë eksperiencat dhe perspektivat e tyre mbi integrimin e Inteligjencës Artificiale në praktikat e tyre të biznesit.
Aktiviteti solli një hapësirë bashkëbisedimi mbi inovacionin, transformimin digjital dhe zhvillimin e shërbimeve moderne, duke theksuar se e ardhmja e biznesit në Shqipëri po orientohet gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë dhe zgjidhjeve inteligjente.
