Një ditë e veçantë, plot emocione, krenari dhe përgjegjësi për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore!
Sot, në Universitetin Barleti, u zhvillua Ceremonia e Bluzave të Bardha, një moment simbolik që shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin akademik dhe profesional të studentëve të programeve të Fizioterapisë, Infermierisë, Stomatologjisë dhe Farmacisë.
Bluza e bardhë nuk është thjesht një uniformë, por simbol i përkushtimit, etikës, humanizmit dhe përgjegjësisë ndaj jetës dhe shëndetit të njeriut.
Në praninë e stafit akademik dhe drejtuesve të universitetit, studentët përjetuan një moment të veçantë që i afron edhe më shumë me profesionin që kanë zgjedhur.
Sot veshën bluzën e bardhë, nesër do të jenë profesionistët që kujdesen për shëndetin tonë!
Urime të gjithë studentëve tanë! Ju urojmë suksese në këtë rrugëtim të bukur dhe fisnik!
