Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, Klubi i Mjekësisë dhe Departamenti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Barleti nën kujdesin e prof. Kujtime Vakeflliu organizuan një aktivitet ndërgjegjësues mbi rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit ndaj diabetit.
Gjatë aktivitetit, studentët dhe stafi i universitetit patën mundësinë të kryenin matje të glicemisë, duke u informuar njëkohësisht mbi rëndësinë e monitorimit të rregullt të shëndetit.
Kjo nismë synoi të promovojë ndërgjegjësimin dhe kujdesin parandalues, duke përfshirë aktivisht komunitetin universitar në promovimin e një jetese më të shëndetshme.
Kujdesi për shëndetin fillon me ndërgjegjësimin!
