Me një atmosferë të ngrohtë dhe energji pozitive, workshop-i mbi “Sipërmarrjen dhe Inovacionin” solli një eksperiencë të paharrueshme për studentët e Klubit Studentor me drejtim Menaxhim, Biznes, Financë dheMarketing. Gjatë këtij eventi, Jonel Kristo, i ftuari ynë i veçantë, ndau njohuri të vlefshme dhe eksperiencën e tij të pasur, duke inspirituar pjesëmarrësit për mundësitë dhe sfidat në botën e sipërmarrjes dhe inovacionit.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhoheshin në diskutime frymëzuese, të shkëmbenin ide të reja dhe të thelloheshin në aspekte të ndryshme të sipërmarrjes, nga krijimi i mundësive deri te mënyrat për t’u përballur me sfidat e industrisë. Ky event ofroi një mundësi të shkëlqyer për studentët për të mësuar dhe zhvilluar ide të reja që mund të kontribuojnë në karrierën e tyre të ardhshme.
Ky workshop ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga më të mirët dhe për t’u frymëzuar për të ardhmen.
