Programi synon të mbështesë zhvillimin e kërkimit shkencor dhe formimin e studiuesve e profesionistëve me kompetenca të avancuara në fushat e ekonomisë, biznesit, qeverisjes dhe drejtësisë, përmes një qasjeje ndërdisiplinore dhe metodave bashkëkohore të kërkimit.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në këto fusha dhe nënfusha kërkimore:
Shkenca Ekonomike:
Shkenca Juridike:
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës të aplikimit, duke përfshirë kërkesën për aplikim me përcaktimin e nënfushës së kërkimit, Curriculum Vitae (CV), projekt-propozimin e kërkimit shkencor, dokumentacionin akademik, dëshminë e njohjes së gjuhës së huaj, dy letra rekomandimi nga persona me tituj akademikë, si dhe dokumentet e tjera të përcaktuara në thirrjen zyrtare.
Afati i fundit për aplikim është data 16 nëntor 2026.
Dokumentacioni dorëzohet pranë zyrës së Koordinatorit të Programit të Doktoraturës, Dr. Blerina Banushi, në katin e parë të godinës së Universitetit “Barleti”, nga e hëna në të premte, gjatë orarit 08:30–16:30.
Për më shumë informacion mbi programin e studimit, kriteret e pranimit dhe procedurat e aplikimit, kandidatët e interesuar ftohen të konsultojnë dokumentet e mëposhtme:
Universiteti “Barleti” fton të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara të paraqesin aplikimet e tyre brenda afatit të njoftuar.
