Me datë 28 maj 2026 u zhvillua leksioni i hapur me temë “Inteligjenca Emocionale tek Adoleshentët”, i mbajtur nga Prof. Asoc. Dorina Xhani, me pjesëmarrjen e mësuesve dhe profesionistëve të arsimit.
Gjatë këtij leksioni u trajtua rëndësia e zhvillimit të inteligjencës emocionale tek të rinjtë dhe ndikimi që ajo ka në mirëqenien emocionale, komunikimin, marrëdhëniet sociale dhe suksesin akademik të adoleshentëve. Prof. Asoc. Dorina Xhani ndau njohuri dhe qasje praktike mbi mënyrën se si mësuesit mund të identifikojnë, kuptojnë dhe mbështesin emocionet e nxënësve në mjedisin shkollor.
Në fokus të diskutimit ishte edhe nevoja për përfshirjen më të gjerë të edukimit emocional në kurrikulat shkollore, duke i pajisur mësuesit me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të ndërtuar një klimë më të shëndetshme dhe mbështetëse në shkolla.
Përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve konkretë, pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e edukimit emocional në formimin e adoleshentëve, si dhe me sfidat me të cilat përballen sot mësuesit në sistemin arsimor shqiptar.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbim përvojash dhe për forcimin e rolit të inteligjencës emocionale në procesin edukativ dhe zhvillimin e të rinjve.
