Në kuadër të projektit PEARL-Lab – “Patient Engagement for Advancing Responsible Living Labs”, organizuar nga Barleti Medical Group, vijuan sesionet bashkëkrijuese me pjesëmarrjen e individëve të interesuar dhe profesionistëve të shëndetësisë.
Gjatë ditës së dytë të aktivitetit, diskutimet u fokusuan në përfshirjen e pacientit në proceset e kujdesit shëndetësor, komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet pacientëve dhe profesionistëve, inovacionin etik në shërbimet shëndetësore, si edhe krijimin e praktikave më gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt pacientit.
Përmes dialogut të hapur dhe ndarjes së eksperiencave, pjesëmarrësit kontribuan në ndërtimin e qasjeve më të përgjegjshme dhe inovative për zhvillimin e Living Labs në fushën e shëndetësisë, duke vendosur në qendër nevojat dhe perspektivën e pacientit.
