“Epoka e jetëgjatësisë: Rimendimi i sistemeve për një jetë më të gjatë” na fton të reflektojmë mbi rëndësinë e një jete më të gjatë, të shoqëruar me shëndet, dinjitet dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri.
Në kuadër të kësaj dite, më 1 Tetor 2026, studentët e vitit të dytë të Infermierisë të Universitetit Barleti, së bashku me pedagoget Kujtime Vakeflliu, Armela Zylfo dhe Fabiola Mane, zhvilluan një aktivitet në Qendrën Komunitare Multidisiplinare të Bashkisë Tiranë.
Gjatë takimit, studentët realizuan matjen e parametrave vitalë, edukim shëndetësor dhe bashkëbisedime me të moshuarit, duke ndërthurur njohuritë profesionale me empatinë, dëgjimin dhe përkujdesjen.
Për Universitetin Barleti, ky aktivitet pasqyron rëndësinë e edukimit të profesionistëve shëndetësorë për një kujdes që respekton nevojat, të drejtat dhe zërin e çdo personi të moshuar. Bashkëpunimi me komunitetin u mundëson studentëve të kuptojnë më mirë përvojat e të moshuarve dhe të forcojnë përgjegjësinë e tyre profesionale e sociale.
Përmes edukimit, kërkimit shkencor dhe partneriteteve me komunitetin, synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e kujdesit të integruar dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet brezave, në mënyrë që jetëgjatësia të shoqërohet me mirëqenie dhe përfshirje.
Falënderojmë Qendrën Komunitare Multidisiplinare të Bashkisë Tiranë për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe pedagoget dhe studentët për angazhimin e tyre.
Të vlerësojmë përvojën e të moshuarve dhe të ndërtojmë së bashku një shoqëri ku çdo moshë ka vendin dhe zërin e saj.
