Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare njofton hapjen e thirrjes për aplikime për
mobilitet studentësh Erasmus+ në kuadër të Marrëveshjes Ndërinstitucionale me
Universitetin Kodolányi, Hungari, për semestrin e ardhshëm të vjeshtës.
Ky program u ofron studentëve mundësinë për të studiuar jashtë vendit, për të fituar
përvojë akademike ndërkombëtare, si dhe për të zhvilluar aftësi ndërkulturore dhe
profesionale në një mjedis multikulturor.
Kandidatët e pranueshëm
Studentët që plotësojnë kriteret e mëposhtme mund të aplikojnë për nominim përmes
universitetit të tyre:
- Studentë Bachelor (BSc) dhe Master (MSc) në të gjitha fushat e Biznesit
- Studentë Bachelor (BSc) dhe Master (MSc) në të gjitha fushat e Turizmit
- Kërkesa minimale për gjuhën angleze: niveli B2
Afati i aplikimit: 12 qershor
Studentët e interesuar duhet të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën e email-it:
[email protected]
