Në Universiteti Barleti u zhvillua një leksion i hapur me Darshpreet Singh, Founder & CEO i Optiume.ai, i cili ndau me studentët perspektiva dhe mundësi të reja që teknologjia dhe transformimi digjital ofrojnë për të rinjtë shqiptarë.
Gjatë workshop-it u diskutua mbi mundësinë për të ndërtuar karriera online dhe për të siguruar punë të mirëpaguara sipas standardeve globale, duke punuar nga Shqipëria. Fokus i veçantë iu kushtua aftësive digjitale, zhvillimit profesional dhe potencialit që tregu global i teknologjisë krijon për të rinjtë.
Në përfundim të aktivitetit, studentët ndanë përshtypjet dhe reflektimet e tyre mbi eksperiencën, duke e vlerësuar sesionin si frymëzues dhe me vlerë për të ardhmen e tyre profesionale.
