Në kuadër të projektit PEARL-Lab – “Patient Engagement for Advancing Responsible Living Labs”, organizuar nga Barleti Medical Group, u zhvillua dita e parë e sesioneve bashkëkrijuese me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe individëve të interesuar për përmirësimin e eksperiencës në kujdesin shëndetësor.
Aktiviteti u fokusua në rëndësinë e përfshirjes aktive të pacientit në sistemin shëndetësor, inovacionin etik në shërbimet shëndetësore, komunikimin efektiv dhe pjesëmarrjen në proceset e kujdesit, si edhe bashkëpunimin ndërmjet pacientëve, klinicistëve dhe kërkuesve shkencorë për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve.
Përmes diskutimeve dhe ndarjes së eksperiencave personale, pjesëmarrësit kontribuan me ide dhe perspektiva të vlefshme për krijimin e qasjeve më gjithëpërfshirëse, të përgjegjshme dhe të orientuara drejt pacientit, në kuadër të zhvillimit të Living Labs në fushën e shëndetësisë.
