Gjatë takimit të radhës u diskutuan çështje që lidhen me jetën studentore, organizimin e aktiviteteve, si edhe propozime konkrete për përmirësimin e eksperiencës universitare.
Senatorët ndanë mendime, sugjerime dhe shqetësime të mbledhura nga studentët që përfaqësojnë, duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka zëri i çdo studenti në vendimmarrje dhe në ndërtimin e një komuniteti më aktiv e bashkëpunues.
Faleminderit të gjithë senatorëve për seriozitetin, komunikimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në përfaqësimin e studentëve të Universitetit Barleti.
