Klubi i Psikologjisë, nën kujdesin e Prof. Erion Kristo, organizoi eventin me tematikë:
“Divorci, Feminizmi dhe Dhuna në Familje”
Një diskutim i hapur mbi sfidat sociale dhe psikologjike që lidhen me marrëdhëniet familjare, barazinë gjinore dhe ndikimin e dhunës në familje në individ dhe shoqëri.
E ftuar speciale në këtë aktivitet ishte Znj. Sevim Arbana, e njohur për kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe trajtimin e çështjeve sociale në Shqipëri.
Eventi synoi të krijojë një hapësirë reflektimi, ndërgjegjësimi dhe diskutimi për studentët dhe të gjithë të interesuarit mbi tema me rëndësi të veçantë për shoqërinë bashkëkohore.
