Universiteti Barleti pati kënaqësinë të vizitojë Institutin “Harry Fultz” në kuadër të një aktiviteti tematik të fokusuar në arkitekturë, dizajn dhe biznes.
Gjatë kësaj vizite, maturantët u njohën me programet dhe patën mundësinë të diskutojnë mbi zhvillimin e aftësive praktike, si dhe mbi perspektivat e karrierës në këto fusha.
Aktiviteti shërbeu si një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh, duke lidhur teorinë me praktikën dhe duke nxitur interesin e të rinjve për orientimin e tyre akademik dhe profesional.
