Departamenti i Drejtësisë në Universiteti Barleti, nën kujdesin e përgjegjëses së departamentit, Prof. Asoc. Dr. Elizabeta Imeraj, në bashkëpunim me CEDI – Qendra për Zhvillim dhe Integrim Europian dhe UK International Development, organizoi një forum të hapur me temë: “Të Drejtat e Njeriut – Paanësia dhe Pavarësia e Gjyqësorit: Jurisprudenca e GJEDNJ-së”.
Gjatë sesionit trajnues, u diskutua mbi rëndësinë e paanësisë dhe pavarësisë së gjyqësorit, si elemente themelore të një shteti demokratik dhe garantimit të të drejtave të njeriut, duke vendosur në fokus jurisprudencën e Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
Studentët patën mundësinë të informohen dhe të angazhohen në diskutime konstruktive mbi standardet evropiane të drejtësisë, rastet praktike dhe ndikimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së në sistemet gjyqësore moderne.
Aktiviteti shërbeu si një platformë akademike për shkëmbim idesh dhe nxitjen e mendimit kritik mbi çështje që lidhen me drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.
