Universiteti “Barleti” organizoi një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Turizmit dhe Sportit, në kuadër të ndërgjegjësimit mbi çështjet globale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Leksioni solli në fokus rëndësinë e Protokollit të Montrealit për mbrojtjen e shtresës së ozonit, si edhe bashkëpunimin me Njësinë Kombëtare të Ozonit në promovimin e praktikave të qëndrueshme.
Gjatë diskutimeve u theksua lidhja e ngushtë mes zhvillimit të qëndrueshëm, cilësisë së jetës dhe mirëqenies së individëve. Në këtë kontekst, politikat mjedisore të përgjegjshme, teknologjitë e pastra dhe inovacioni u vlerësuan si elementë kyç për ndërtimin e mjediseve më të shëndetshme dhe komuniteteve të qëndrueshme.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të edukimit fizik dhe sportit në promovimin e një jetese të shëndetshme dhe integrimin e standardeve evropiane në edukim.
